Zoti i Shpisë”, kishte vendosur që në mëngjes t’ju bëjë një befasi jo të këndshëm mysafirëve të “Shpisë”. “Zoti i Shpisë”, kishte vendosur t’i provokojë banorët duke thënë se Fadili është përjashtuar nga “Shpija”, e Kosovës për shkak se nuk ju përmbajt rregullave të vënë nga “Zoti i Shpisë”.
Sapo e morën këtë lajm të gjithë mysafirët u mblodhën bashkë për të diskuar për situatën e krijuar në “Shpij”. Disa mysafirë u shqetësuan pse u përjashtua Fadili, kur ai ka qenë ndër banorët më të mirë e më të disiplinuar. Kurse, Meda mundohej t’u thoshte banorëve se Fadili ka dashur të dalë vetë, sepse ai ka thënë se më janë bërë shumë tesha e dua të dal. Kjo situatë zgjati disa minuta, dhe Fadili u shfaq sërish në ambientin e “Shpisë”, për t’u treguar të tjerëve se ishte vetëm një lojë, dhe se ai gjatë gjithë asaj kohe kishte ndenjur në Shpajz.